Tensionet në Ukrainë, Biden dhe Putin takohen virtualisht
Tensionet në Ukrainë, Biden dhe Putin takohen virtualisht 07.12.2021 | 21:51
Presidenti i SHBA-së Joe Biden po zhvillon bisedime përmes videos me homologun e tij rus Vladimir Putin derisa tensionet janë rritur në kufirin lindor të Ukrainës.
 
Shumë pak presin progres nga kjo bisedë, por Moska thotë se bisedimet janë të nevojshme.
 
Rusia ka vendosur mijëra trupa në kufi, por këmbëngul se nuk ka ndërmend të sulmojë Ukrainën, shkruan BBC.
 
Ajo kërkon garanci se Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n, por fuqitë perëndimore thonë se sovraniteti i Kievit duhet të respektohet.
 
Biden dhe Putin u takuan për herë të fundit në Zvicër në qershor, por bënë pak progres përveçse u pajtuan që të dërgojnë ambasadorët prapë dhe të fillojnë dialogun mbi kontrollin e armëve nukleare.
 
Në bisedën e zhvilluar të hënën e vonshme, Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë kishin formuar një strategji të përbashkët “për të imponuar sanksione të rëndësishme dhe të rënda në ekonominë ruse” nëse Rusia fillon pushtimin.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.