Trump: Si duket unë do të jem ai që do të çliroj Kubën, jam i lumtur ta bëj
Trump: Si duket unë do të jem ai që do të çliroj Kubën, jam i lumtur ta bëj 22.05.2026 | 03:55
Presidenti Amerikan Donald Trump ka lënë mundësinë për intervenim të Kubë, ndërsa tensionet mes vendeve janë ngritur.
 
“Presidentët e tjerë kanë parë të bëjnë diçka, për 50-60 vjet. Dhe duket se unë do të jem ai që do ta bëjë. Kështu që, do të jem i lumtur ta bëj”, ka thënë Trumpi të enjten kur u pyet nga gazetarët për Kubën.
 
Trumpi e ka quajtur Kubën një shtet të dështuar duke thënë se “ata nuk kanë elektricitet, nuk kanë para, nuk kanë asgjë”.
 
Deklaratat e tij erdhën një ditë pasi prokurorët federalë ngritën aktakuzë ndaj ish-presidentit kuban Raul Castro, për komplot për vrasjen e shtetasve amerikanë dhe krime të tjera lidhur me rrëzimin e dy avionëve mes Kubës dhe Floridës në vitin 1996. Rasti i bërë publik të mërkurën – një rikthim i akuzave të ngritura fillimisht në vitin 2003 – akuzon Castron dhe pesë të tjerë për rrëzimin e avionëve që i përkisnin grupit kubano-amerikan “Brothers to the Rescue” dhe për vrasjen e katër personave, përfshirë tre amerikanë.
 
Trump on Cuba: “It’s a failed country, everybody knows it. They don’t have electricity, they don’t have money, they don’t have really anything… and we’re going to help them along.” pic.twitter.com/Qn8VJnr2pL
— Open Source Intel (@Osint613) May 21, 2026
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.