Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë detaje pas takimit në Korenë e Jugut ku tha se Presidenti kinez Xi Jinping pranoi të punonte me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.
 
Trump u shpreh se i pari i Kinës do ta mbështes dhe mbështes për të arritur një paqe mes dy shteteve që siç thotë ai po luftojnë ‘çmendurisht’, dhe do të punojnë së bashku për Ukrainën.
 
“Ne folëm për (luftën e Rusisë kundër Ukrainës) për një kohë të gjatë.Ne pajtohemi që palët janë të bllokuara në luftime dhe ndonjëherë duhet t’i lësh të luftojnë – çmendurisht – por (Xi) do të na ndihmojë dhe ne do të punojmë së bashku për Ukrainën. Nuk mund të bëjmë shumë më tepër.”, u shpreh Trump.
 
Ndërsa Pekini ka pohuar se është neutral në luftë, ai vazhdon të furnizojë Moskën me mallra me përdorim të dyfishtë dhe të blejë naftë ruse, e cila siguron të ardhura thelbësore për përpjekjet luftarake të Kremlinit./gazetametro.net