Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj tokësore kanë marrë nën kontroll kalimin kufitar të Rafah në kufi me Egjiptin duke mbyllur kështu një pikë kyçe për qarkullimin e ndihmave humanitare në enklavën palestineze, transmeton Gazeta Metro.
Kjo lëvizje vjen kur grupi terrorist i hamasit ka lajmëruar se ka pranuar një porpozim nga Katari dhe Egjipti për armëpushim. Izraeli ka thënë se marrëveshja është “larg” nga kërkesat e saj dhe se do të vazhdoj me operacionin e Rafah pavarësisht se kishte dërguar një delegacion në bisedime.
Një zyrtar izraelit ka thënë për NBC News se pushtimi tokësor i Rafah është një operacion i dizejnuar për të arritur qëllimet taktike ushtarake.
Negociatorët izraelit kanë udhëtuar për në Kairo sot për të dhënë propozimin izraelit të armëpushimit.
IDF takes control of Rafah, including the previously Hamas controlled side of the Rafah crossing
pic.twitter.com/WCetPOh8yi
— Adam Milstein (@AdamMilstein) May 7, 2024
Liderët botërorë dhe grupet humanitarë kanë paralajmëruar se pushtimi tokësor i Rafah aty ku po strehohen përmbi 1 milion njerëz do të rrezikonte një katastrofë humanitare ndërsa pushtimi i këtij qyteti i cili është vendkalimi i vetëm kufitar momental për në Gaza ka ngritur shqetësimi se do ta vështirësoj edhe më tej qarkullimin e ndihmave humanitare./gazetametro.net