Venezuelë, Papa takohet me Maria Corína Machado
Venezuelë, Papa takohet me Maria Corína Machado 12.01.2026 | 03:08
Politikania dhe udhëheqësja e opozitës venezuelane, fituese e Çmimit Nobel për Paqen tetorin e kaluar, u prit sot paradite në Vatikan nga Papa Leoni XIV.
 
Në fund të një paraditeje plot me audienca në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Papa Leoni XIV sot, 12 janar, priti Maria Corína Machado, ish-deputete e Asamblesë kombëtare të Venezuelës, Çmim Nobel për Paqen, në tetor 2025.
 
Më 3 janar, kapja e Maduro-s
 
Audienca është afërsisht dhjetë ditë pas kapjes së presidentit venezuelan Nicolas Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores, gjatë operacionit ushtarak amerikan "Operacioni Absolute Resolve" më 3 janar, në Karakas. Maduro, i akuzuar për trafik droge dhe narkoterrorizëm, aktualisht mbahet në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit, në Brooklyn, SHBA.
 
Politikane venezueliane dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, Machado drejton partinë liberale "Vente Venezuela", kundërshtare e vazhdueshme e qeverisëë së Maduro-s. Pasi iku nga vendi, u riduk në Oslo për të marrë çmimin prestigjioz. Këtë javë - ndërsa Venezuela qeveriset përkohësisht nga ish-nënpresidentja Delcy Rodriguez dhe punohet për një tranzicion të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare (për më tepër, sapo ka dalë lajmi për lirimin e disa të burgosurve politikë) - fituesja e Çmimit Nobel pritet në Uashington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump, sipas njoftimit të këtij të fundit.
 
Thirrjet  Papës për Venezuelën
 
Ndërkohë, sot paradite, audienca në Vatikan me Papën Leoni XIV që, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të 4 janarit, një ditë pas kapjes së Maduros - gjatë së cilës vdiqën afërsisht 80 ushtarakë dhe civilë venezuelianë dhe kubanë – pati thënë se po ndiqte "me shqetësim të madh" zhvillimet në Venezuelë
 
"E mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë mbi të gjitha konsideratat e tjera e të frymëzojë kapërcimin e dhunës dhe ecjen në rrugët e drejtësisë dhe të paqes, duke garantuar sovranitetin e vendit, duke siguruar sundimin e ligjit të sanksionuar në Kushtetutë, duke respektuar të drejtat njerëzore dhe civile të çdo individi dhe duke punuar së bashku për të ndërtuar një ardhmëri të qetë bashkëpunimi, stabiliteti dhe harmonie, me vëmendje të veçantë për më të varfrit që vuajnë nga situata e vështirë ekonomike" - deklaroi Papa nga dritarja e Pallatit Apostolik gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të 4 janarit.
 
Kjo thirrje u përsërit në audiencën e 9 janarit me Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë kur, duke kujtuar Venezuelën, Papa i nxiti diplomatët të "ndërtojnë një shoqëri të bazuar mbi drejtësinë, të vërtetën, lirinë dhe vëllazërinë, e kështu të dalin nga kriza e rëndë që prek vendin prej shumë vitesh". Njëherësh me këtë, Ati i Shenjtë i nxiti  "të respektojnë vullnetin e popullit venezuelian" dhe "të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave njerëzore e civile të secilit dhe për ndërtimin e një ardhmërie stabiliteti e harmonie"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.