Fundoset anija me 7 mijë tonë naftë diezel, një i vdekur
Fundoset anija me 7 mijë tonë naftë diezel, një i vdekur 27.11.2026 | 02:04
Një anije që transportonte rreth 7 mijë tonë naftë diezel është fundosur në brigjet e ishullit Ibiza, në Spanjë. Si pasojë e aksidentit, një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën, ndërsa 16 të tjerët kanë arritur të mbijetojnë, sipas “Euronews” Anija, e identifikuar me emrin “Med Emre”, u fundos rreth 25–30 milje detare në veri të ishullit. Sipas autoriteteve të Ishujve Balearë, anija kishte pësuar një çarje në trupin e saj, e cila përfundimisht shkaktoi fundosjen.
 
Pas marrjes së alarmit, shërbimet spanjolle të shpëtimit detar ndërhynë me mjete detare dhe ajrore, me mbështetjen edhe të disa anijeve që ndodheshin në zonë. Nga 17 anëtarët e ekuipazhit të shpëtuar, gjashtë u transportuan në aeroportin e Ibizës, ndërsa një tjetër u dërgua drejtpërdrejt në spitalin Can Misses, ku më vonë u shpall i vdekur.
 
Shqetësimi kryesor i autoriteteve tashmë lidhet me pasojat e mundshme mjedisore, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që transportonte anija.
 
Drejtori i Përgjithshëm për Emergjencat dhe Punët e Brendshme i qeverisë së Ishujve Balearë, Pablo Garriz, deklaroi se po monitorohen me kujdes pasojat që mund të ketë aksidenti në mjedisin detar.
 
Në përgjigje të rrezikut të mundshëm të derdhjes së karburantit në det, autoritetet aktivizuan në nivelin e dytë Planin Kombëtar për Ndotjen Detare.
 
Ndërkohë, qeveria rajonale e Ishujve Balearë aktivizoi në nivelin zero Planin Territorial të Mbrojtjes Civile (PLATERBAL).
 
Autoritetet po vijojnë monitorimin e zonës për të vlerësuar nëse fundosja e anijes do të shkaktojë ndotje detare dhe çfarë masash të tjera do të nevojiten për të kufizuar dëmet e mundshme mjedisore. 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.