Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën
Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën 27.11.2026 | 13:44
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t`i hapet rruga drejt statusit të vendit kandidat, duke e cilësuar këtë si nevojë urgjente.
 
Gjatë samitit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Tiranë, Rama u ka bërë thirrje përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së që ta mbështesin këtë proces.
 
“Dua të shfrytëzoj rastin nga prania e shumë përfaqësuesve këtu të vendeve anëtare të BE-së, për të nënvizuar nevojën urgjente për t’u hapur drejt statusit të kandidatit për Kosovën, sepse është shumë i nevojshëm”, ka deklaruar Rama.Ai ka thënë se kjo kërkesë do të jetë pjesë e çdo bisede të tij dhe të përfaqësuesve të Kosovës në takimet me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga vendet anëtare.
 
“Ne mendojmë që nuk ka asnjë kuptim që Kosova të lihet jashtë procesit, ndonëse statusi i kandidatit nuk do të thotë anëtarësim automatikisht, por do të thotë që BE-ja është serioze kur vjen puna te riangazhimi në kohë kaq të vështira dhe të trazuara”, ka thënë Rama.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.