Izraeli ka sulmuar Teheranin dhe Bejrutin
Izraeli ka sulmuar Teheranin dhe Bejrutin 06.03.2026 | 03:36
Shpërthimet te shumta janë raportuar ne Teheran, ndërsa media shtetërore raportoi se një rrugë tregtare e ngarkuar u godit, disa orë pasi Izraeli tha se kishte filluar një "valë sulmesh në shkallë të gjerë".
 
Izraeli tha gjithashtu se kishte në shënjestër Hezbollahun në sulmet e natës në kryeqytetin libanez. Urdhri i tij i mëparshëm për evakuim e ngriti frikën në një nivel të ri.
 
Irani nis sulme të reja ndaj Izraelit, thotë IDF, ndërsa Arabia Saudite, Katari dhe Bahreini thonë se kanë ndërprerë sulmet gjatë natës. Kjo vjen ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se sulmet amerikane ndaj Iranit janë gati të "rriten në mënyrë dramatike", duke shtuar se qasja në bazën Diego Garcia të Mbretërisë së Bashkuar do të ndihmonte Uashingtonin të intensifikonte sulmet.
 
Ne Iran, ndërkaq këshilli prej tre anëtarësh që drejton vendin po përgatitet të prezantojë një udhëheqës të ri suprem. Ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se dëshiron të ketë një fjalë në këtë çështje, e që sipas analistëve kjo nuk është kaq e thjeshtë. Trump tha se çmimet në rritje të gazit në SHBA nuk e shqetësojnë, edhe pse lufta prish furnizimet globale me energji.
 
Presidenti Donald Trump thotë se nuk po e shqyrton dërgimin e trupave në Iran, duke e përshkruar atë si një "humbje kohe", duke shtuar se Teherani ka "humbur gjithçka që mund të humbasë".
 
Ne zhvillime tjera, CIA po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran, thanë burime për CNN. Nga zonat kufitare të Iranit deri te rajoni autonom i Irakut dhe milicitë e Sirisë, luftëtarët kurdë përballen me realitete krejtësisht të ndryshme.
 
Në Londër ndërkaq, katër burra të dyshuar për mbikëqyrjen e komunitetit hebraik janë arrestuar me dyshimin për spiunazh për Iranin, tha të premten policia metropolitane e Londrës.
 
Burrat - një iranian dhe tre me shtetësi të dyfishtë britanike-iraniane - u arrestuan me dyshimin për ndihmë ndaj shërbimit të inteligjencës së huaj të Iranit, në kundërshtim me Aktin e Sigurisë Kombëtare të Britanisë, tha policia.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.