Shpërndarja e Kuvendit: Dikur bënin tuxharllëqe me shtet, tash Osmani e quan ‘të rrezikshëm’ Kurtin
Shpërndarja e Kuvendit: Dikur bënin tuxharllëqe me shtet, tash Osmani e quan ‘të rrezikshëm’ Kurtin 06.03.2026 | 03:43
“Njerëz të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm” i quajti Presidentja Vjosa Osmani partinë aktuale në pushtet VV-në që po drejtohet nga Kryeministri Albin Kurti, ku po i fajëson si shkaktar të shpërbërjes së Kuvendit, shkruan Gazeta Metro.
 
Ani pse vazhdimisht u kritikua se po i mbështeste deri kur erdhi pick çështja e Presidentit, deri në prishjen e interesave politike, përkrahte zvarritjet, lojërat e ideologjinë e Kurtit për një vit zvarritje të krijimit të shtetit.
 
“Këtu e sjellën vendin njerëz të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme. Zvarritjet do të krijonin situata më të rrezikshme. Sot nuk po marr një vendim politik por po përmbush një detyrim Kushtetues.”, u shpreh Osmani mes tjerash.
 
Osmani vazhdimisht sikurse tani thirrej në emër të Kushtetutës për shtyrjen përpara të proceseve që gjeneronin nga Kurti, ani pse si të tilla i shkaktuan vonesa dhe dëme miliona euro shtetit të Kosovës.
 
Madje e fundit ishte vënë dukshëm në pah që kur presidentja edhe datën e zgjedhjeve e caktoi sipas dëshirave të VV-së, me 28 dhjetor pikërisht se i konvenonte me ardhjen e mërgatës aleatit të saj të deri më tanishëm Albin Kurtit.
 
Pas prishjes së raporteve me Kryeministrin, gjë që ka ndodhur edhe në të kaluarën, tani Osmani  përflitet se ka gati si një entite të ri politik dhe ujdinë me partitë politike opozitare siç e kishte paralajmëruar dhe kërcënuar hapur liderin e Vetëvendosjes menjëherë pas zgjedhjeve, ku si duket po e nuhaste një situatë të tillë, meqë edhe ishte aktivizuar që më parë.
 
Sipas burimeve të Metro’s Osmani tashmë ka nisur organizimin për garë politike me një subjekt politik të quajtur ‘Lista Shpresa’ pas ish subjekti që e themeloi tashmë është nënshtruar dhe shkrirë mund të thuhet në Lëvizjen Vetëvendosje.
 
Osmani ka ende municion dhe arsenal ku vërehet nga zemërimi publik i Vetëvendosjes dhe disa nga akterët e Listës Guxo që si duket ende kanë simpati për Presidenten.
 
Hyrja e Vjosa Osmanit në garë rrëzon edhe narrativin reformator të pretenduar para pesë vitesh dhe çkapjen e shtetit nga ‘regjimi i vjetër’ siç pretendohej.
 
Tashmë të gjithë janë regjimi i vjetër dhe makiavelistë dhe oportunistë në një rrafsh me pak mundësi t’i moralizojnë njëri tjetrit. Hedhja e baltës nga kampi i Osmanit dhe Kurtit vetëm pritet të ashpërsohet dhe sinjalizon vetëm zgjedhje./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.