Presidentja Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim, ku nuk kanë marrë pjesë VV-ja dhe Lista Serbe, liderët e partive shqiptare dhe ata të minoriteteve joservbe i kanë shprehur qëndrimet e tyre.
Pas takimit, liderët e opozitës kanë bëtë me dije se nuk kanë ndonjë datë të preferuar.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, se kjo parti do të përkrah secilën datë që e caktohet nga presidentja.
“Ne e dimë që janë dërguar disa shkresa në Kushtetuese, se si do t’i trajtojë gjykata. Çdo vendim që merret nga gjykata e respektojmë. Besoj që presidentja e ka analizuar mirë veprimet e veta. Megjithatë vendimi i Kushtetueses është i pranueshëm për PDK-në. Cilado datë që caktohet nga presidentja e vendit në përputhje me afatet kushtetuese”, ka thënë Hamza.
Ai ka bërë me dije se përgjegjësia kryesore për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja bie mbi VV-në.
“Diskutuam edhe për mundësinë e datës së organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. S’ka pasur asnjë arsye me ardh në këtë moment. Përgjegjësia kryesore i bie partisë më të madhe sepse ka mundur t’i japë vendit president. Zgjedhja e presidentit historikisht ka ndodhur me marrëveshje politike në të gjitha periudhat. Nuk kam vendosur asnjëherë vija të kuqe. Nuk kemi qenë refuzues. Qëllimi ka qenë që vendi të ketë institucione e të mos vazhdohet me këto bllokada”, është shprehur Hamza.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pajtohen me datën që caktohet nga presidentja.
“Diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidenti e vlerëson, për afatin kushtetues rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, ka thënë Abdixhiku.
Kurse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë opsionale disa data brenda muajit prill.
“Janë opsion prej 5, 12 dhe 19 prill. Mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, nuk kemi datë të preferuar e kuptojmë se jemi në auto-pilot, nuk ka askush kompetenca, përveç Kushtetutës”, ka thënë Haradinaj.
Ai e ka kritikuar VV-në që nuk ka marrë pjesë në këtë takim.
“Është fyerje për vendin që Vetëvendosje nuk ishte. Kurtit iu kanë përgjigj në takime të gijithë kryetarët e partive opozitares, mos-ardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është tallje, hajgare. Afati 30-ditor e kanë ditur me kohë, kanë bërë hajgare. Kanë thirre seanca dje, është vërtetë gabim prej anës tyre. Askush nuk i ka faj VV-së për sjelljen e tyre dhe ato që ia kanë sjellur vendit. Është dashur të vinë”, është shprehur Haradinaj.