Konferencat Ipeshkvnore Evropiane: “Paqja e vërtetë nuk mund të imponohet”
Konferencat Ipeshkvnore Evropiane: “Paqja e vërtetë nuk mund të imponohet” 30.10.2026 | 02:13
CCEE apel nga Salzburgu për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në të gjitha zonat e konfliktit të këtij kontinenti dhe të mbarë botës.
 
“Ne ripërtërijmë thirrjen tonë të palëkundur për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në të gjitha zonat e konfliktit të këtij kontinenti dhe të mbarë botës”. Ky është apeli i presidentëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, të mbledhur në Salzburg për Asamblenë Plenare 2026 të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE).
 
Teksti, i datës 29 tetor, i referohet 800-vjetorit të vdekjes së Shën Françeskut të Asizit, “mësuesit të paqes dhe të pajtimit”.Ipeshkvijtë e CCEE-së kujtojnë se: “Kontinenti ynë evropian po përballet me konfliktin më të madh ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se “askush nuk mund të mbetet indiferent ndaj mizorive që po ndodhin në Ukrainë”.
 
Më tej, presidentët e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës theksojnë se “Paqja e vërtetë nuk mund të imponohet; ajo nuk është një marrëveshje që thjesht duhet të nënshkruhet. Ajo fillon në zemrën e njeriut”.Në mesazhin e tyre, ipeshkvijtë evropianë referohen edhe Papa Leonit XIV, i cili, me rastin e 40-vjetorit të Takimit Ndërkombëtar për Paqen në Asizi, ka theksuar: “nuk ka asnjë luftë të shenjtë: vetëm paqja është e shenjtë!”
 
Presidentët e Konferencave Ipeshkvnore bashkohen me Papën në thirrjen për “një paqe të çarmatosur dhe një paqe çarmatosëse, të përvuajtur dhe këmbëngulëse”.Në përfundim, ata inkurajojnë të gjithë njerëzit vullnetmirë që të angazhohen në mënyrë aktive në një vepër të mirëfilltë të ndërtimit të paqes./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.