Në Pejë ka nisur protesta në shenjë solidariteti me Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për drejtësi, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë tubim janë bashkuar familjarë, të afërm dhe qytetarë të shumtë, të cilët po kërkojnë që rasti të trajtohet me përgjegjësi dhe institucionet përkatëse të japin llogari.
Ajo që bie në sy në mesin e protestuesve është pjesëmarrja e fëmijëve, të cilët kanë dalë me fotografitë e Arlindës në duar. Protestuesit po ashtu kanë bartur pankarta me mesazhe që bëjnë thirrje për drejtësi.
Përmes kësaj proteste, qytetarët po kërkojnë që vrasja e Arlindës të mos mbetet pa përgjegjësi dhe që institucionet të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet që lidhen me rastin./gazetametro.net