Korrupsioni i përhapur në Venezuelë mund të ketë ndikuar në cilësinë e dobët të ndërtimeve
Korrupsioni i përhapur në Venezuelë mund të ketë ndikuar në cilësinë e dobët të ndërtimeve 26.06.2026 | 15:18
Dekada të tëra krize ekonomike dhe korrupsioni të përhapur në Venezuelë nënkuptojnë se shumë ndërtesa ka të ngjarë të jenë mirëmbajtur dobët ose të jenë ndërtuar jashtë rregulloreve zyrtare të ndërtimit, sipas Matthew Blackett, profesor i asociuar për rreziqet natyrore në Universitetin Coventry në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Venezuela renditet e 180-ta nga 182 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës Transparency International. Kjo renditje e ulët tregon se në Venezuelë ekziston një nivel shumë i lartë i korrupsionit të perceptuar në sektorin publik, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
 
Ekspertët thonë se kodet aktuale të ndërtimit në vend janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe janë të përditësuara. Megjithatë, ndërtesat e ndërtuara në vitet 1950, 1960 dhe 1970 – përpara se këto kode të përditësoheshin plotësisht – kanë dobësi të natyrshme për shkak të moshës së tyre. (Djali i ish-presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, tha të enjten se shumica e ndërtesave që u shembën në Karakas janë ndërtime të vjetra nga vitet ’50 dhe ’60.)
 
Blackett shtoi se shumë ndërtesa dhe banesa në Venezuelë u ndërtuan gjatë bumit të naftës në atë periudhë dhe se në shumë raste janë bërë kompromise në cilësinë e ndërtimit për të ulur kostot.
 
Grupet e shoqërisë civile në Venezuelë kanë paralajmëruar se disa nga zonat më të goditura janë komplekse të mëdha banesash publike, si Catia La Mar, ku qeveria e Hugo Chavez ndërtoi qindra apartamente në një kohë kur popullsia e Venezuelës po rritej me shpejtësi. Sipas tyre, kodet e ndërtimit mund të mos jenë zbatuar me rigorozitet në atë periudhë.
 
Një tjetër faktor i rëndësishëm është se shumë ndërtesa me gjasë nuk janë përshtatur (retro-fituar) sipas standardeve moderne për rezistencën ndaj tërmeteve.
 
“Nëse shikoni një vend si San Francisko, pas tërmeteve të fundviteve ’80, qeveria ofroi stimuj dhe financim për të përforcuar ndërtesat, në mënyrë që ato të ishin të sigurta. Ndërtesat u inspektuan dhe ato që nuk i përmbushnin standardet u shpallën të papërshtatshme për përdorim”, tha Blackett për CNN. “Kjo nuk ka ndodhur atje (në Venezuelë).”
 
Ndërkaq, Raffaele De Risi, profesor i asociuar i inxhinierisë civile në Universitetin e Bristolit, deklaroi se “pyetja vendimtare, së cilës mund t’i jepet përgjigje vetëm pas vlerësimeve të kryera pas ngjarjes, është se sa nga stoku ekzistues i banesave është ndërtuar përpara hyrjes në fuqi të këtyre standardeve ose është ndërtuar në mënyrë informale, jashtë tyre.”
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.