Miliona njerëz në Britani dhe Evropë panë eklipsin më të rëndësishëm diellor që nga viti 1999.
Në pjesën më të madhe të Britanisë, më shumë se 90% e Diellit u mbulua nga Hëna.
Eklipsi u pa edhe në pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa një eklips i plotë i rrallë u vëzhgua në Islandë dhe Spanjë.
Në Benavente të Spanjës, gjatë 84 sekondave të eklipsit të plotë, mbretëroi heshtja.
Në Cornwall të Anglisë, një kafene pranë plazhit ishte e mbushur me njerëz, ndërsa në Edinburg turma brohoriti kur retë u larguan, raporton BBC.