Papa: Spanja duhet të jetë mikpritëse për të gjithë, me respekt e dinjitet
Papa: Spanja duhet të jetë mikpritëse për të gjithë, me respekt e dinjitet 10.06.2026 | 03:07
Në homelinë e vigjiljes, mbajtur mbrëmë, me 40,000 të rinj në stadiumin e Barcelonës, Leoni i inkurajoi të pranishmit të mos i shohin "netët" e jetës si dështime përfundimtare, por si "mundësi për të hequr maskat". Pasi e lavdëroi gjuhën katalane, ftoi: "Të ecim së bashku në fenë që harmonizon diversitetin e ideve dhe të ndjeshmërive tona".
 
"L'any de Gaudí, el Papa és aquí!" [Në vitin e Gaudí-së, Papa është i shtëpisë!]. Ky ishte refreni i korit të fuqishëm të të rinjve të cilët, që nga fillimi i pasdites, u përgatitën për takimin me Papën Leoni XIV në stadiumin e Barcelonës që priti Lojërat Olimpike 34 vjet më parë. Atë mbrëmje u ripërtëri konkurrenca fizike dhe shpirtërore, ushtrim stërvitor i zemrës për të parë lart dhe për të vënë bast tek Jezusi. Mendimi për ata që vuajnë pasojat e luftës frymëzoi një gjest domethënës, që i parapriu hyrjes në stadium: bekimi i Papës për 33 ambulanca gati për t'u dërguar në Ukrainë.
 
Pastaj turi i gjatë në Papamobil: emocioni i Pasardhësit të Pjetrit ishte i dukshëm ndërsa këndohej motua e udhëtimit, "Alça la mirada" (Hidhi një sy). Shumë foshnje të porsalindura morën përkëdheljen e Papës. Pritja që iu dha Leonit u shpreh me një Castell, një kullë njerëzore, ndër simbolet kulturore unike dhe më karakteristike të kësaj toke të bukur e fisnike të Katalonjës, e njohur si Trashëgimi Kulturore Jomateriale e UNESCO-s, siç kujtoi Kardinali Juan José Omella, Metropoliti i Barcelonës.
 
Kulla njerëzore
 
Kjo mrekulli u duk para Papës: njëri mbi tjetrin, këmbët mbi supet e njëri-tjetrit, derisa të arrijnë rreth shtatë metra lartësi, me një fëmijë që pushton majën dhe ngrihet si far a si kupolë... Është modeli "tre nga tetë", i krijuar nga ekipi Vilafranca del Penedès. "Një demonstrim i bukur i asaj që ne, qeniet njerëzore, jemi të aftë ta realizojmë kur punojmë së bashku për një qëllim të përbashkët", theksoi kardinali. Është homazh për një traditë të rrënjosur thellë, që e frymëzoi vetë Gaudín për të ndërtuar Sagrada Familia. Një prelud për Kullën e Jezu Krishtit të projektuar nga arkitekti katalanas, të cilën Papa e përuroi mbrëmë.
 
Mbrëmë në stadiumin e Barcelonës, nuk ishte flaka olimpike që ndizej, por flaka e Shpirtit Shenjt e unitetit, e thirrur përmes këngës dhe lutjes. Ishte flaka e mangallëve  vendosur nën kryqin e madh të Jezusit, mbajtur mbi supet e tij, ulur në skenën e ngritur në këtë stadium.
 
També nosaltres som com Nicodem, peregrins en la nit. Aquesta icona evangèlica, sobretot, ens ofereix un missatge del camí de la vida.
 
Të lidhej me të rinjtë e Barcelonës duke folur në gjuhën e tyre. Këtë bëri Papa me fjalët e para të homelisë së tij në vigjiljen në stadiumin olimpik Lluís Companys, në gjuhën katalane. Ishte homazh i shumëpritur, që arriti drejtpërdrejt në rrënjët e këtyre njerëzve:
 
Edhe ne jemi si Nikodemi, shtegtarë natën. Kjo ikonë ungjillore na ofron, para së gjithash, një mesazh për rrugën e jetës.
 
Kjo lodhje për të besuar hidhërimin e dështimit
 
Pas dialogut me ata që folën për shqetësimet e brezave të rinj, Papa Leoni XIV ftoi për të mbajtur të njëjtin qëndrim si Nikodemi, personazhi biblik, të cilin ai e quan "shtegtar nëpër natë". Kjo ikonë ungjillore u flet bashkëkohësve tanë se si qeniet njerëzore janë nga natyra "lypës dashurie", të etur për të vërtetën, duke kërkuar dritë për të ndriçuar rrugën e tyre.
 
[…] ndonjëherë përjetojmë errësirën e fesë, luftën për të besuar, lodhjen e shpirtit, ndjenjën e pamjaftueshmërisë përballë thirrjes së Ungjillit, hidhërimin e dështimeve tona dhe frikën e mosqenies në lartësinë e duhur.
 
"Netët" na i heqin maskat
 
Terri i shkretëtirës mund të jetë, inkurajoi Papa Leoni, pika e fillimit për përmbysjen e ekzistencës sonë, mundësia për t’ia hapur zemrat tona  imagjinatës së papritur të Zotit për secilin prej nesh.
 
Këto netë na zhveshin dhe na kthejnë te themelorja; na i heqin maskat njerëzore e fetare që i mbajmë gjatë ditës, në mënyrë që të mos njihemi ose të projektojmë një figurë të vetes, ndryshe nga ajo që jemi; na lënë lakuriq, në dritat dhe hijet tona, duke na kthyer te përvujtëria e të diturit se si ta shohim veten në të vërtetë, përtej supozimit të të menduarit se udhëtimi ynë është tashmë i përfunduar dhe se përparojmë sikur të kishim dritë të qartë mbi gjithçka, mbi të gjithë, madje edhe mbi Zotin.
 
Dështimet, fillim i një jete të re
 
Pasardhësi i Pjetrit fton për ta braktisë figurën e një Zoti gjykues. Ashtu si Zoti nuk i gjykon dështimet e supozuara, as burri apo gruaja nuk duhet ta bëjnë. Ky është parakusht për një perspektivë vërtet të ndryshuar. Asgjë nuk është bosh ose e pafrytshme; gjithçka kontribuon në rritjen e njerëzimit.
 
Vuajtja, pakënaqësia, zhgënjimi dhe mosbesimi, theksoi Papa Leoni, nuk mund ta frenojnë dëshirën për jetë. Papa propozon kështu shqyrtimin e ndërgjegjes, këtë herë duke i bërë vetes disa pyetje për të ndihmuar gjatë rrugës: "Çka jemi të thirrur të ndryshojmë?".
 
Jemi të thirrur të mos gjykojmë "netët"; as netët e jetës sonë, as ato të Kishës, as ato të shoqërisë përreth nesh. Gjatë natës, ne duhet të vihemi për udhë, siç bëri Nikodemi, duke vazhduar ta pyesim Zotin, duke iu hapur erërave të Shpirtit për ta mirëpritur natën jo më si një shenjë dështimi, por si fillim i një jete të re.
 
Të ecim në fenë, që e harmonizon diversitetin
 
Kërkesa e fundit e Papës ishte të forcojmë vëllazërinë, të vlerësojmë ndryshimet që nuk janë pengesa, por pasuri njerëzore dhe shpirtërore. Zoti dëshiron lumturi të pafundme, "që asgjë të mos humbasë".
 
Le të ecim së bashku në besimin që harmonizon diversitetin e ideve dhe ndjeshmërive tona, të kërkojmë të vërtetën që na udhëheq drejt së mirës së përbashkët, në mënyrë që ky vend të jetë hapësirë​​mikpritëse për të gjithë, ku çdo person respektohet në dinjitetin e tij dhe duhet për atë që është.
 
Bekimi i fundit i homelisë është edhe një herë në katalanisht
 
Zoti, nëpërmjet ndërmjetësimit të Virgjërës Mari, na dhëntë forcën për t’ia hapur zemrën Atij dhe për t’u tundur nga era e Shpirtit të Tij”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.