Vullkani Etna shpërthen duke nxjerrë re të mëdha tymi. Pas "bombës së hirit", është formuar edhe një "shatërvan lave", ndërsa kolonat e tymit shtrihen kilometra në ajër.
Daily Mail, duke cituar Institutin Kombëtar të Vullkanologjisë dhe Gjeofiziologjisë të Italisë, raporton se ky vullkan ka mundësi të përbëhej nga material i shembur nga "krahu verior i kraterit juglindor".
Duke filluar nga mbrëmja e së dielës, vullkani, ka shkaktuar dridhje, por këto që atëherë janë zhvilluar në "shpërthime të përsëritura me intensitet në rritje", sipas institutit.
Por, sipas autoriteteve lokale, shpërthimi nuk prek aeroportin në Siçili.
Ndryshe, vullkani është një nga më aktivët në botë dhe ka pasur një periudhë veçanërisht aktive gjatë pesë viteve të fundit, raporton Daily Mail.
Mali Etna është 3.300 metra i lartë dhe është vullkani më i madh aktiv në Evropë.