Forcat Ajrore Izraelite kanë goditur selinë e forcave speciale të Iranit, bazat e forcës paramilitare Basij dhe vende të tjera të regjimit islamist terrorist të Ajetollahut, transmeton Gazeta Metro.
Sipas IDF rreth 90 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite morën pjesë në sulme, duke goditur rreth 40 objektiva me rreth 200 bomba.
IDF thotë se “selia e njësive speciale të regjimit terrorist iranian” në provincën Alborz, pak në perëndim të kryeqytetit të Iranit, “komandon të gjitha njësitë speciale të regjimit në provincë dhe shërben për të drejtuar forcat e armatosura të regjimit”.
Nga goditjet e vazhdueshme në Teheran, Izraeli lëshojë raketa edhe në objektiva të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, bazave Basij, një seli të forcave të sigurisë së brendshme dhe dhjetëra qendrave të tjera komanduese dhe vendeve të magazinimit të armëve./gazetametro.net
In its latest wave of airstrikes in the Tehran area, the IDF says it struck the headquarters of Iran’s special forces, bases of the Basij paramilitary force, and other regime sites.
Some 90 Israeli Air Force fighter jets participated in the strikes, hitting some 40 targets with… pic.twitter.com/To8jbW4APy
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) March 5, 2026