Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një minutë heshtje solemne në nderim të heroit Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz.
Me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deputetët nderuan me një minutë heshtje familjen Jashari.
Në 5 mars 1998 Serbia nisi sulmet ndaj familjes Jashari në Prekaz.
“Kuvendi i Shqipërisë kujton një nga momente më të dhimbshme dhe heroike të historisë së Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar rënin e heroike të heroit Adem Jashari dhe familjes së tij. Ata u flijuan për idealin e lirisë dhe dinjitetin kombëtar duke hyrë përgjithmonë në historinë tonë si dëshmorë të pavdekshëm të kombit tonë shqiptar”, tha Peleshi, ndërsa ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje.
Në vijim deputetët mbajtën një minutë heshtje edhe në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike Tomor Dosti, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
Dosti ka qenë dy herë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura, si një përfaqësues i lartë i PD-së.