Kryeministri Kurti ka ndarë momente nga shënimi i Epopesë së UÇK-së duke filluar nga mbledhja solemne e Qeverisë, seanca e Kuvendit e deri te rreshtimi i kuadrateve të ushtrisë.
Kurti tha se ‘Përmes sakrificës së Prekazit janë tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje të vetme historike të ndodhur në vendin tonë këtu e 28 vjet më parë’.
“Ajo tashmë është besë e shpresë për popullin tonë, e pikë referimi për brezat e ardhshëm, si dhe çështje studimi e frymëzimi për studiuesit e akademikët mbarë botës” shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.“Duke e përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne riafirmojmë zotimin dhe besatimin tonë për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe përparimtare, mbi historinë tonë të lavdishme, e drejt të ardhmes sonë të ndritshme” shkruan ai.