Vizitë historike e Papës Leoni XIV në Monako, e para në gati 500 vjet
Vizitë historike e Papës Leoni XIV në Monako, e para në gati 500 vjet 27.03.2026 | 03:49
Leoni XIV shkon nesër, 28 mars, në Principatën e Monakos, për një vizitë simbolike që shënon kthimin e një Pape në këtë vend, pas gati pesë shekujsh. Në qendër, roli i shteteve të vogla në dialogun ndërkombëtar, "mbrojtja e jetës" dhe çështje globale si lufta, diplomacia e bashkëpunimi.
 
Pragu i udhëtimit apostolik të Papës Leoni XIV në Principatën e Monakos, ku nesër, ditë e shtunë, para së Dielës së Larit, ai do të jetë Papa i parë, që pas gati pesë shekujsh viziton shtetin e vogël mesdhetar.
 
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, gjatë paraqitjes së programit, nënvizoi se vizita do t'i ofrojë Papës amerikan mundësinë e tij të parë të vërtetë për t'iu drejtuar gjithë Evropës. "Në Bibël, janë pikërisht të vegjlit ata që luajnë një rol të rëndësishëm", theksoi Bruni, duke iu referuar madhësisë së Pincipatës, shteti i dytë më i vogël në botë pas Vatikanit.
 
Monako është gjithashtu një nga vendet e pakta evropiane ku katolicizmi është fe shtetërore. E, kohët e fundit, princi Alberti II i Monakos hodhi poshtë një propozim për të legalizuar abortin, duke përmendur rolin e rëndësishëm të katolicizmit në shoqërinë monageske. Gjithsesi, vendimi mbetet kryesisht simbolik, pasi aborti është e drejtë kushtetuese në Francë, e cila e rrethon principatën bregdetare prej vetëm 2.2 kilometra katrorësh. Bruni vuri në dukje se "mbrojtja e jetës" do të jetë një nga temat qendrore të vizitës njëditore të Leonit XIV, i cili do të flasë për mbrojtjen e jetës, duke e shtrirë vështrimin më gjerë e duke përfshirë mbrojtjen e saj edhe në kohën e luftërave e të konflikteve, që po përjetojmë.
 
Destinacion i papritur
 
Vizita karakterizohet nga një takim privat në pallatin princëror me Albertin II dhe me princeshën Charlene të Monakos, një takim me bashkësinë katolike në katedrale dhe një meshë në stadium. Kujtojmë se princi Alberti II është takuar me Papën në Vatikan, më 17 janar, rast për ta ftuar që të vizitonte principatën.
 
Udhëtimi mori formë shpejt dhe shkaktoi reagime për zgjedhjen e Monakos - monarki e trashëgueshme dhe kushtetuese - si shtegtimi i parë evropian i Leonit XIV. "A është vërtet e duhur për një Papë që të shkojë në një principatë të njohur - disi edhe në mënyrë karikaturiale - si parajsë për miliarderët?”, komentoi abati Christian Venard, zëdhënës i dioqezës së Monakos, duke bërë një nga pyetjet, që mund të bëjnë shumë vetë. Në fakt, ka arsye të vlefshme për vizitën: që prej 488 vitesh, pra, që nga koha e Atit të Shenjtë Pali III në vitin 1538, asnjë Papë tjetër nuk ka shkelur në Principatë. Me rreth 38.000 banorë, Monako është kryesisht katolike dhe shumë ndërkombëtare: vetëm një e pesta e banorëve janë qytetarë të Principatës.
 
Një udhëtim i shkurtër, por simbolik
 
Leoni XIV do të qëndrojë në Monako për pak më pak se nëntë orë dhe, duke pasur parasysh afërsinë, do të kthehet në Vatikan me helikopter. Por vizita ka një rëndësi të madhe simbolike, pasi përfaqëson një takim ndërmjet krerëve të dy shteteve më të vogla në botë për të diskutuar disa nga çështjet më të rëndësishme globale.
 
Me luftën e Rusisë në Ukrainë, që vazhdon ende dhe, me konfliktin e SHBA-se dhe Izraelit me Iranin, që po shkallëzohet, Papa ka të ngjarë ta përsërisë thirrjen e tij për paqe dhe dialog. "Principata promovon dialogun dhe ndërmjetësimin, duke shërbyer si laborator për paqen, miqësinë shoqërore dhe përdorimin e përgjegjshëm të influencës në botë dhe të pasurisë", deklaroi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
 
Ai iu referua veçanërisht mbështetjes financiare të Monakos për nismat në dobi të të krishterëve në Lindjen e Mesme, ndër të cilat pjesëmarrja në Fondacionin Aliph, që punon për rindërtimin dhe restaurimin e kishave e të vendeve të tjera me rëndësi kulturore, të dëmtuara, ose të shkatërruara nga konfliktet./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.