“DASH shpërfilli Kurtin”, Maliqi thotë se ka dy perceptime për imazhin e politikës së jashtme të Qeverisë
“DASH shpërfilli Kurtin”, Maliqi thotë se ka dy perceptime për imazhin e politikës së jashtme të Qeverisë 23.05.2022 | 01:00
Analisti Agon Maliqi thotë se ekziston një shpërputhje midis opinionit publik në Kosovë për suksesin dhe imazhin e mirë të qeverisë në politikën e jashtme dhe perceptimit të zyrtarëve të shteteve aleate për këtë sukses dhe imazh.
 
Ai shton se këto perceptime janë sikur “dy universe paralele”. Për këtë ai thotë se ekzistojnë raste konkrete sikur mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit.“Mirëmrama.
 
Ekziston një shpërputhje tepër e madhe mes perceptimit të opinionit publik në Kosovë për suksesin dhe imazhin e mirë të qeverisë në politikë të jashtme, dhe perceptimit të zyrtarëve të shteteve tona aleate për këtë sukses dhe imazh.
 
Dmth thuajse bëhet fjalë për dy universe paralele. Mosgatishmëria për ta futur në shqyrtim aplikimin tonë për Këshillin e Europës, mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit janë tregues i qartë sa s’ka ku shkon. Po nejse, ju po dini, ju grahni. Flm për vëmendjen dhe e kalofshi një javë sa më të mirë”, ka shkruar ai në Facebook.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.