“Dorëzania” e SHBA-së për 48 orëshin – A do t`i bind Amerika, Kosovën e Serbinë për marrëveshje për targat ilegale në Bruksel?
“Dorëzania” e SHBA-së për 48 orëshin – A do t`i bind Amerika, Kosovën e Serbinë për marrëveshje për targat ilegale në Bruksel? 23.11.2022 | 15:12
Nesër në ora 8 të mëngjesit skadon afati i kërkesës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mos shqiptimin e gjobave ndaj serbëve të Kosovës për shkak të targave ilegale, kërkesë kjo që ishte aprovuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.“Asgjë” e re nuk ka ndodhur prej se janë takuar në Bruksel Albin Kurti, në cilësinë e shefit të Qeverisë dhe Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë e ku takimi mbi tetë orësh kishte përfunduar pa asnjë rezultat.
 
Gjithçka që dihet deri në këto momente është se Shtetet e Bashkuara të Amerikën po vazhdojnë përpjekjet e tyre në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje për çështjen e targave.Se ky angazhim nga SHBA për arritjen e një pajtimi mes palëve po vazhdon, e ka thënë dje gjatë ditës edhe vet shefi i Qeverisë Albin Kurti.
 
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Borrellin, por që ambasadori i SHBA në Kosovës është duke mbajtur kontakt me Brukselin”, kështu përafërsisht ishte deklarata e Kurtit gjatë ditës së djeshme.Kryeministri i vendit, Albin Kurti ndërkaq sot, para kabinetit qeveritar ka folur për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targat ilegale para dy ditësh në Bruksel, raporton Gazeta Blic
 
“Pas takimit që patëm atje, i cili zgjati 8 orë, Borrel fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit”, tha ai.Ai tha se qëllimi i madh u hoq nga agjenda, dhe plani franko- gjerman u hoq nga tavolina duke iu përshtatur agjendës serbe, pra që të bisedohej vetëm për targat, raporton Gazeta Blic.
 
Bashkimi Evropian sipas asaj që kanë deklaruar për Gazeta Blic zyrtarë për media, është se brenda afatit 48 orësh po bëjnë përpjekje maksimale për të gjetur një zgjidhje për targat.A do të arrihet sot marrëveshje në Bruksel midis Besnik Bislimit e Petar Petkoviç?
 
Në rast se mund të ketë një propozim në letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ku palëve do t`i dorëzohet vetëm sa për konfirmim atëherë saga me targat ilegale KM PR e të tjera mund të marrë fund qysh sot.Dy propozimet e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë për targat ilegale nuk kishin bindur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ujdi.
 
Propozimet nga Joseph Borrell e Miroslav Lajcak ishin që Kosova të tërhiqet nga vendimi për shqiptimin e gjobave, përderisa Serbia heqjen dorë nga prodhimi tabelave “KM”, “PR” dhe të tjera.
 
Zyrtarë të lartë të BE në paraqitjen para mediave kishin kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës “për qasje jo konstruktive”, përderisa nuk ka munguar as gjuha e ashpër e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në drejtim të Borrel dhe Lajçak.
 
Dështimi i takimit të nivelit të lartë nxiti reagime të shumta sidomos nga Gjermania dhe Franca, të cilat përmes ambasadorëve të akredituar në Kosovë kërkuan që “palët të jenë më konstruktive” për shkak të situatës së krijuar në Veri dhe të një rreziku potencial se në atë pjesë mund të ketë përshkallëzim të situatës së sigurisë.Por përveç këtyre deklaratave nga Berlini e Parisi, ishte SHBA e cila mori në dorë krejt situatën dhe “detyrimin” se brenda 48 orëve do t`i bind palët për marrëveshje.
 
Pritet të shihet brenda ditës nëse SHBA kanë plan të “prerë” për të bindur Kosovën dhe Serbinë për çështjen e targave e jo sikurse Bashkimi Evropian e stilin “ngre e mos e këput”Për çështjen e targave ka folur gjatë mbledhjes së Qeveris së Kosovës edhe Albin Kurti kryeministër i Kosovës ku ka folur se çfarë ka ndodhur në Bruksel e ku ka thënë se me Serbinë duhet të këtë marrëveshje finale me njohjen në qendër e jo të negociohet siç tha ai për çështje teknike.
 
Ka konfirmuar se në Bruksel tashmë ndodhet zëvendësi i tij Besnik Bislimi.Ndërkohë, ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit që ta pranoj propozimin amerikan për shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.
 
Postimi i fundit i Haradinajt:“Të dashur qytetarë,
Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.