“Ministri Murati duhet të largohet, Albin Kurti duhet të japë dorëheqje”
“Ministri Murati duhet të largohet, Albin Kurti duhet të japë dorëheqje” 30.06.2022 | 03:24
Gazetari Milaim Zeka, ka thënë se Kurti duhet të japë dorëheqje dhe ministri Murati duhet të largohet, raporton Gazeta Blic.
 
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Murati i ka dhënë dy deklarata fyese e poshtëruese kundër shqiptarëve, e para që ka të bëjë me UÇK-në dhe e dyta për “1200 ushtarë të vrarë të NATO-s, ndërsa 300 nga radhët e UÇK-së”!
 
Ai ka thënë se për këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga politikanë e deputetë injorantë e as nga organizatat e dala nga lufta.Postimi i tij i plotë:
 
Pse Ministri Murati duhet mu largu, ndërsa Albini me dhanë dorëheqje?Hekuran Murati, ministër në Qeverinë Kurti, i ka dhënë dy deklarata fyese e poshtëruese kundër shqiptarëve në përgjithësi, sa që as Vuçiqi, as Daçiqi, madje as Shesheli nuk i ka bërë.
 
Deklarata e parë ka të bëjë me luftën “guerile të UÇK-së, që ka zgjatur vetëm 3 muaj”, sipas Muratit, kurse deklarata e dyte, sipas tije flet për “1200 ushtarë të vrarë të NATO-s, ndërsa 300 nga radhët e UÇK-së”!Asnjë reagim nga politikan e deputetë injorant. Asnjë reagim nga organizatat e dala nga lufta, qe jeten e tyre, e kam fjalen per disa krere, e kane kthyer ne kauze te pareve, e asesi te mbrojtjes te vlerave.
 
Si eshte e mundur te mos kete reagim kur nje minister thote qe jane vetem 300 ushtar te vrare? Ku jane ata 1200 ushtar te NATO-s te vrare?! A e din Hekuran Murati qe as pese ushtar te NATO-s nuk jane te vrare?!A jemi duke e kuptuar se ne çfare mjerimi kombetar kemi rene? Pse Albin Kurti nuk e largon kete minister, dhe te kerkoje falje?
 
Pse organizatate e luftes nuk ngriten ne protesta?! Po opozita, nuk do te prishe rehatine neper sauna?!
 
Lexone ketu poshte deklaraten
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.