Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq 07.05.2026 | 15:08
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
 
Sipas njoftimit, aksionet po realizohen me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe përfshijnë bastisjen e pesë personave zyrtarë dhe dy personave civilë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
 
Të dyshuarit po hetohen për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje të fshehtësisë së procedurës, marrje deklaratash me anë të shtrëngimit, keqpërdorim të informatës zyrtare, mashtrim, legalizim të përmbajtjes së rreme, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.Sipas dyshimeve fillestare të hetuesisë, të dyshuarit në bashkëveprim dyshohet se kanë siguruar përfitime të kundërligjshme pasurore përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të pronave.
 
Po ashtu, pesë zyrtarët e përfshirë në rast dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për të mundësuar përfitime të kundërligjshme.Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se, në bashkëpunim me institucionet kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, duke paralajmëruar se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.