Përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë takuar me sportistin Grevist Bytyqi, i cili ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Paralimpike në Paris.
“Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane ishin të lumtur që takuan ekipin Paralimpik të Kosovës dhe festuan debutimin e tyre historik në Paris2024”, kanë shkruar ata në X.
Tutje në postim thuhet se ambasada i është bashkuar kosovarëve me krenari.
“Ne iu bashkuam të gjithë kosovarëve duke parë me krenari që Grevist Bytyçi përfaqësoi Kosovën me vendosmëri dhe zemër”, vazhdon postimi.