Ambasada Gjermane: Procesi i Berlinit afron vendet e Ballkanit Perëndimor me BE
Ambasada Gjermane: Procesi i Berlinit afron vendet e Ballkanit Perëndimor me BE 21.10.2026 | 03:19
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
 
Në një postim në Facebook, ambasada ka bërë të ditur se samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet nesër në Shën Stefan të Malit të Zi.
 
Sipas ambasadës, synimi i qartë i Gjermanisë është që të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të afrohen me anëtarësimin në BE.
 
Procesi i Berlinit synon të sjellë përmirësime konkrete për qytetarët e rajonit, përmes forcimit të lidhjeve rajonale, lëvizjes më të lirë dhe bashkëpunimit më të ngushtë praktik.
 
Ambasada ka vlerësuar gjithashtu rolin e Malit të Zi, i cili kryeson Procesin e Berlinit për vitin 2026, duke theksuar se mbajtja e samitit në këtë vend dërgon një sinjal pozitiv për rritjen e rolit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në përcaktimin e bashkëpunimit rajonal dhe të së ardhmes së tyre të përbashkët.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.