Selia e Shenjtë në OKB: sot është "edhe më urgjente" të zhduken armët bërthamore
Selia e Shenjtë në OKB: sot është "edhe më urgjente" të zhduken armët bërthamore 21.10.2026 | 03:37
Deklarata e kryeipeshkvit Christophe Z. El-Kassis, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, në Asamblenë e përgjithshme, që po zhvillohet në Nju Jork: vazhdimësia e armëve bërthamore mbetet "një nga kërcënimet më serioze për njerëzimin".
 
E vetmja përgjigje "e qëndrueshme" ndaj rreziqeve që paraqesin armët bërthamore "është zhdukja e tyre e plotë": ndonëse masat për të zvogëluar rreziqet janë të nevojshme, "nuk mund ta zëvendësojnë çarmatimin". Këtë e theksoi Kryeipeshkvi Christophe Z. El-Kassis, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, përmes një deklarate dhënë dje në Nju Jork gjatë debatit tematik mbi armët bërthamore, në sesionin e 81-të të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
 
Kërcënim për njerëzimin
 
Vazhdimësia e armëve bërthamore mbetet "një nga kërcënimet më të rënda për njerëzimin", vërejti, duke u përqendruar në "çastin aktual të paqëndrueshmërisë së thellë", në të cilin arsenalet bërthamore "po modernizohen e po zgjerohen", retorika bërthamore "po bëhet gjithnjë e më e nxehtë" dhe parandalimi "vazhdon të zërë vendin qendror" në doktrinat e sigurisë. Kjo, vërejti në vijim, keqëson paqëndrueshmërinë dhe përjetëson "një situatë, në të cilën paqja varet nga kërcënimi i shkatërrimit katastrofik", duke e lënë njerëzimin "në një gjendje të përhershme ligështie". Pasojat katastrofike humanitare dhe ambientale të armëve bërthamore i tejkalojnë kufijtë dhe brezat, "duke zbuluar kontradiktën e thellë të natyrshme në kërkimin e sigurisë përmes kërcënimit të përdorimit të tyre", kujtoi ai.
 
Inteligjenca artificiale
 
Në këtë kontekst, integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të tjera në zhvillim në sistemet bërthamore "paraqet rreziqe shtesë, duke përfshirë përcaktimin e kushteve në të cilat merren vendime me pasoja të thella". Prandaj është e nevojshme, theksoi ai, duke kujtuar Magnifica Humanitas të Leonit XIV, "të ruhet gjithmonë kontrolli dhe gjykimi njerëzor efektiv, i vetëdijshëm dhe përgjegjës".
 
Rëndësia e Traktateve ndërkombëtare
 
Mjedisi i keqësuar i sigurisë ndërkombëtare nuk mund ta justifikojë varësinë më të madhe nga armët bërthamore, por e bën angazhimin për eliminimin e tyre "edhe më urgjent". Prandaj, Selia e Shenjtë u bën thirrje të gjitha shteteve të armatosura me armë bërthamore të kryejnë detyrimet e tyre sipas Traktatit për mospërhapjen e tyre (Nnp), "duke ndjekur me mirëbesim, progresin konkret dhe të verifikueshëm drejt çarmatimit bërthamor". Në të njëjtën kohë përsërit "mbështetjen e saj të fortë" për Traktatin mbi ndalimin e armëve bërthamore (TPNW), që përfaqëson  "angazhimin e prekshëm" për zhdukjen e tyre të plotë. Prej këndej, ftesa “për ripërtëritjen e zbatimit dhe universalizimit të tij efektiv" dhe inkurajimi i pranimit dhe ratifikimit të tij. Selia e Shenjtë, më pas, ripërtërin thirrjen e saj për hyrjen në fuqi të Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore dhe për ruajtjen e moratoriumeve ekzistuese për testet bërthamore./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.