Analiza e Serwer pas vizitës në Kosovë, dy herë e përmend që Kurti po blen vota para zgjedhjeve
Analiza e Serwer pas vizitës në Kosovë, dy herë e përmend që Kurti po blen vota para zgjedhjeve 08.07.2026 | 01:57
Profesori univeristar në “Johns Hopkins University”, Daniel Serwer, pas një vizite njëjavore në Kosovë, ka dalë me një analizë të veten për bllokadën dhe polarizimin politik në vend.
 
Serwer tha se Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje brenda më pak se 16 muajsh, ndërsa ende nuk ka president të ri dhe as qeveri me mandat të plotë.
 
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit Albin Kurti, ka votat për të formuar shumicën parlamentare, por jo mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
 
Ai vlerëson se mungesa e kompromisit mes pozitës dhe opozitës mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të katërta.
 
Serwer thekson se pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit dhe mbështetja për Kurtin kanë rënë, duke shtuar se qytetarët presin më shumë punë dhe më pak përplasje politike.
 
Profesori amerikan shkruan se opozita dyshon se Kurti synon ndryshime kushtetuese dhe e percepton qasjen e tij si "autoritare", "antiamerikane" dhe shpesh "dorë të rëndë".
 
Në planin ekonomik, ai vlerëson se qeverisja e Kurtit përfitoi nga rimëkëmbja pas pandemisë dhe përmirësoi treguesit e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
 
Megjithatë, Serwer kritikon pagesat shtesë për pensionistët dhe kategori të tjera pak para zgjedhjeve.
 
"Ai ka shpërndarë pagesa shtesë për pensionistët dhe të tjerë pak para zgjedhjeve."
 
Sipas tij, edhe nëse përfituesit janë shtresat më të varfra, "blerja e votave e degradon demokracinë."
 
Në përfundim, ai rikthehet sërish te e njëjta kritikë, duke shkruar se Kosova "mund të kishte një qeveri plotësisht funksionale që nuk blen vota."
 
Serwer vlerëson se Kosova përballet edhe me sfida serioze energjetike, duke ngritur pikëpyetje për kostot e gazit të lëngshëm amerikan dhe planet për gazifikimin e linjitit.
 
Në aspektin shoqëror, ai evidenton zhvillimin e sektorit privat dhe ndërtimin intensiv, të nxitur kryesisht nga diaspora, por thekson mungesën e investimeve në infrastrukturë publike dhe sigurime shëndetësore.
 
Profesori amerikan vëren se krimet ndëretnike janë të rralla, megjithëse retorika mes komuniteteve mbetet e ashpër, sidomos në veri, ku, sipas tij, Beogradi vazhdon të ushqejë tensionet.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.