BE’ja bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK’së
BE’ja bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK’së 16.09.2026 | 02:01
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
 
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.
 
“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj – gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.
 
BE-ja tha se “merr shënim” aktgjykimin e shkallës së parë dhe vlerësoi se Dhomat e Specializuara po administrojnë drejtësi përmes procedurave “të drejta, të paanshme dhe të pavarura”, të bazuara në parimin e përgjegjësisë penale individuale.
 
Mercier rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para një paneli të veçantë të gjyqtarëve të Apelit./evropaelire.org
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.