BE: E ardhmja evropiane e Kosovës mbetet përpjekje e tërë shoqërisë
BE: E ardhmja evropiane e Kosovës mbetet përpjekje e tërë shoqërisë 01.07.2026 | 15:10
Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj dhe Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore, Valentina Superti, hapën dje në Prishtinë takimin e 7-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Komiteti shqyrtoi zhvillimet kryesore politike gjatë periudhës së fundit dhe bëri një vlerësim të gjendjes së zbatimit të kritereve politike dhe ekonomike, përafrimit me legjislacionin dhe standardet e BE-së, si dhe të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA).
 
Diskutimet u përqendruan në prioritetet e reformave në një gamë të gjerë fushash, duke u mbështetur dhe duke miratuar rezultatet e mbledhjeve të nënkomiteteve sektoriale dhe grupeve të veçanta të mbajtura në kuadër të ciklit të shtatë të Dialogut për Stabilizim-Asociimit.Duke njohur përparimet e arritura në disa fusha, BE-ja nënvizoi rëndësinë e institucioneve plotësisht funksionale për përshpejtimin e nevojshëm të procesit të reformave. BE-ja theksoi se e ardhmja evropiane e Kosovës mbetet përpjekje e tërë shoqërisë, e mbështetur nga një konsensus i gjerë dhe i qëndrueshëm publik. Në këtë kontekst, bashkëpunimi i shtuar ndërmjet partive politike, konsultimi kuptimplotë me shoqërinë civile dhe angazhimi me pushtetin lokal mbeten faktorë të rëndësishëm për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
 
“Qeveria e Kosovës vuri në pah përparimet e arritura dhe rikonfirmoi përkushtimin e saj për avancimin e agjendës së reformave, zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga MSA-ja dhe shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor për të përshpejtuar zhvillimin socio-ekonomik dhe përparimin në rrugën evropiane”, thuhet në komunikatë.Të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë angazhimin e tyre në dobi të procesit të reformave të Kosovës dhe aspiratave të saj evropiane.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.