Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë
Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë 12.10.2026 | 03:08
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj sulmeve dhe etiketimit publik të gazetarit dhe moderatorit Fidan Jupolli, duke i cilësuar ato si të papranueshme në një shoqëri demokratike, raporton GazetaBlic.
 
Bajrami ka akuzuar partinë në pushtet për përpjekje për të frikësuar dhe delegjitimuar gazetarët kur raportimi apo qëndrimet e tyre nuk i përshtaten pushtetit.
 
Ajo ka theksuar se liria e medias duhet të garantohet nga ligji dhe institucionet, duke shtuar se gazetarët nuk duhet të sulmohen vetëm pse ushtrojnë profesionin e tyre.Reagimi i plotë:
 
Është e shëmtume dhe e papranueshme në demokraci kur politikanët i sulmojnë gazetarët, i linçojnë publikisht e i etiketojnë si pjesë të ndërmarrjeve kriminale, si njerëz të Rusisë e të Serbisë. Kjo është tentim me i delegjitimu e me i frikësu gazetarët pse po e bajnë punën e tyne.Në demokraci, gazetarët s’duhet me pasë nevojë me dalë dikush me i mbrojtë sa herë që një politikani s’i pëlqen çka thonë ose çka publikojnë. Ata duhet me u mbrojtë prej ligjit, prej institucioneve të shtetit e, mbi të gjitha, me u mbështetë në punën e tyne profesionale, etike e ligjore.
 
Po, kur gjendja vjen deri këtu, s’kemi qare pa dalë në mbrojtje të gazetarëve. S’kemi qare pa reagu kur tentohet me u mbyllë ndonjë emision televiziv, kur kërcënohet ekzistenca e një televizioni e tash kur në shënjestër vihet moderatori Fidan Jupolli, i cili po përballet me sulme që duken të organizume e të orkestrume prej partisë në pushtet.E ironia ma e madhe? Prej asaj partie që për një kohë të gjatë e ka promovu veten në atë studio, që pothuajse çdo natë e ka pasë të njëjtin moderator tue ua dhanë hapësirën e vet, e që tash po e sulmon pikërisht atë.
 
Pra, kur të konvenon, gazetari është i mirë, studioja është e mirë e emisioni është i mirë. Kur s’të konvenon ma, gazetari bahet armik, pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, njeri i Rusisë a i Serbisë.Kjo s’ka lidhje me demokracinë. Kjo është logjika e pushtetit që e don median veç kur i shërben, e kur ajo s’i shërben ma, mundohet me e frikësu e me ia mbyllë gojën!
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.