Nga Shqipëria, në Kosovë e në Mal të Zi, në të gjitha trevat shqiptare, pas lajmit për operacionin në mushkëri të Papës Leoni XIV, besimtarët janë mbledhur në lutje për shëndetin e Atit të Shenjtë, siç u kanë kërkuar edhe ipeshkvijtë. Thirrja e imzot Gjergj Metës dhe e imzot Rrok Gjonlleshajt
Lajmi se Papa Leoni XIV do të operohet së shpejti nga një nodul në mushkëri i kapi në befasi besimtarët e gjithë botës e, edhe ata në trevat shqiptare.
Ipeshkvijtë po u kërkojnë katolikëve të luten për shëndetin e Atit të Shenjtë, që ta kalojë sa më lehtë ndërhyrjen kirurgjikale, por edhe që të kthehet sa më shpejt në shërbesën e tij të rëndësishme për gjithë krishterimin. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ndodhet këto ditë në Romë, për takimin e organizuar me rastin e 10-vjetorit të Nxitjes Apostolike “Amoris Laetitia”. Të dëgjojmë thirrjen e tij për lutje drejtuar gjithë besimtarëve shqiptarë…
Nga Shqipëria në Malin e Zi, siç nënvizon kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, besimtarët i luten Zotit që ta shërojë sa më shpejt Papën Leoni XIV. “Hiri i Tënzot – uron kryeipeshkvi – e shoqëroftë në çdo hap të shërbesës”. Ta dëgjojmë ndërsa u kërkon besimtarëve të mos ia mungojnë lutjet dhe afërsinë Atit të Shenjtë…