Deklarata skandaloze për Kosovën, Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
Deklarata skandaloze për Kosovën, Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq 14.07.2026 | 15:15
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq e cila gjatë një interviste ka thënë se po të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën.
 
Për këtë, Kamberi ka thënë se në cilësinë e deputetit do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e saj.
 
Gjithashtu deputeti Kamberi ka bërë të ditur se nëpërmjet një shkrese zyrtare ka kërkuar reagim edhe nga të gjitha ambasadat relevante ndërkombëtare në Beograd.
 
“Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka obligim të respektojë dhe të mbrojë të drejtat e komuniteteve pakicë. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto obligime dhe tejkalojnë çdo standard demokratik mbi të cilin bazohet Bashkimi Evropian. Në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Republikës së Serbisë, do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres”, ka thënë Kamberi në faqen e tij në Facebook.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.