Ekspozita për masakrat, Kandiq: Ishte mosdije, në Dubravë e në vende tjera kanë ndodhur gjëra të tmerrshme
Ekspozita për masakrat, Kandiq: Ishte mosdije, në Dubravë e në vende tjera kanë ndodhur gjëra të tmerrshme 31.03.2026 | 03:13
Aktivistja serbe, Natasha Kandiq sonte përmes një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ka ka shkaktuar indinjatë të madhe publike për shtrembërim historie.
 
Ajo theksoi rëndësinë e paraqitjes së fakteve të verifikueshme dhe të bazuara në dëshmi të sakta.
 
“Është shumë e rëndësishme të zbulohen të dhëna të cilat janë me të vërtetë të verifikueshme dhe të cilat dëshmojnë njohurinë se çka nënkupton i burgosur, çka nënkupton kur është i privuar nga liria, çka nënkupton kur në një databazë, në një listë është i përmendur si të ishte ushtar”, tha ajo.
 
Kandiq u shpreh kritike ndaj mënyrës së realizimit të ekspozitës, duke theksuar se sipas saj mungon një qasje profesionale në prezantimin e materialeve.
 
“Ajo çfarë kam parë unë në atë ekspozitë, jo vetëm kur flasim për Dubravën, por edhe për rastet e tjera, ku ekziston një mosdije e plotë se si të bëhet një ekspozitë, pra të mos përqëndrohet në emra, por vetëm në numra. Në nivel elementar mund të vërehet se diçka e tillë është padije, pandjesi të vendoset që në burgun e Dubravës janë vrarë 48 persona të armatosur”.
 
“Pastaj pse të bëhet një ekspozitë nëse nuk shihet se si personat kanë pësuar, kush është përgjegjës aty, sepse në Dubravë edhe në vende të ndryshme kanë ndodhur gjëra të tmerrshme”, tha ajo.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.