FSK dhe partnerët nga SHBA-ja, Shqipëria e Kroacia përmbyllin ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”
FSK dhe partnerët nga SHBA-ja, Shqipëria e Kroacia përmbyllin ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” 12.10.2026 | 03:21
Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me partnerët strategjikë nga ShBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia, kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.
 
Ushtrimi u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë, me fokus në avancimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e gatishmërisë profesionale të forcave pjesëmarrëse.
 
Sipas njoftimit, aktiviteti u përqendrua në zhvillimin e aftësive në fushën e luftës jokonvencionale, testimin e kapaciteteve profesionale dhe specialistike, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet njësive pjesëmarrëse.Një tjetër objektiv i rëndësishëm i ushtrimit ishte harmonizimi i procedurave dhe standardeve të Operacioneve Speciale ndërmjet partnerëve, me synim rritjen e efektivitetit dhe koordinimit gjatë operacioneve të përbashkëta.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.