Hovenier, zyrtarëve të VV-së: Pretendimet se Kurti ende ka raporte të mira me SHBA-të nuk janë të vërteta
Hovenier, zyrtarëve të VV-së: Pretendimet se Kurti ende ka raporte të mira me SHBA-të nuk janë të vërteta 17.09.2025 | 14:38
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka komentuar pretendimet e eksponentëve të VV-së të cilët thonë se Albin Kurti ka raporte të mira me ShBA-në.
 
Ai ka bërë me dije se një pretendim i tillë nuk është i vërtetë.
 
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, diplomati amerikan ka thënë
 
“Është e vështirë ta them, sepse edhe më herët ka pasur sfida të tjera në këtë marrëdhënie dypalëshe. Por, kjo nuk është një situatë e këndshme. Kjo është një pengesë e keqe për realizimin e vizionit që SHBA-ja ka pasur që nga pavarësia, dhe që populli i Kosovës ka pasur po ashtu, për një bashkëpunim të përmirësuar dhe një partneritet më të fuqishëm. Një gjë që kam vënë re në postimet në rrjetet sociale dhe deklaratat e tjera të zyrtarëve, është se disa po përpiqen ta minimizojnë këtë. Disa thonë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës ende kanë marrëdhënie të mira me SHBA-në, por kjo, thjesht, nuk është e vërtetë. Nëse gjithçka do të ishte mirë, nuk do të kishte pasur nevojë për këtë vendim për të pezulluar Dialogun Strategjik - përkohësisht ose për një kohë të pacaktuar. Kjo tregon se administrata e Trumpit u frustrua aq shumë sa ndjeu se duhej të ndërmerrte veprime, sepse deklaratat publike nuk mjaftonin për ta rikthyer marrëdhënien siç donte”, ka thënë ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.