IKD kërkon më shumë garanci për pavarësinë e Byrosë dhe kritere më të qarta për verifikimin e pasurisë
IKD kërkon më shumë garanci për pavarësinë e Byrosë dhe kritere më të qarta për verifikimin e pasurisë 10.07.2026 | 02:34
Hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka ngritur shqetësime lidhur me pavarësinë e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke vlerësuar se mënyra e zgjedhjes së drejtuesve të saj nuk ofron garanci të mjaftueshme për pavarësi institucionale.
 
Gjatë prezantimit të raportit “Pasuria e pajustifikueshme, drejtësia e justifikueshme”, Shala tha se projektligji parasheh që Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, të emërohen me shumicën e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë.
 
Sipas tij, një standard i tillë mund të jetë i pranueshëm për një institucion administrativ të zakonshëm, por jo për Byronë, e cila do të ushtrojë kompetenca me pasoja të rëndësishme juridike, ekonomike dhe personale.
 
Shala theksoi se zgjedhja e drejtuesve me shumicën minimale parlamentare rrit rrezikun që Byroja të perceptohet si institucion i varur nga shumica politike.
 
Për këtë arsye, IKD rekomandon që Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të zgjidhen së paku me shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit.
 
Shala foli edhe për dispozitat që rregullojnë verifikimin e pasurisë, duke vlerësuar se, ndonëse projektligji ka sjellë përmirësime në përcaktimin e periudhës së verifikimit, ai ende përmban paqartësi të rëndësishme.
 
Sipas tij, projektligji nuk e përcakton qartë se çfarë nënkupton pasuria “në masë të madhe më e lartë” se të hyrat e ligjshme.
 
Ai tha se mungesa e një pragu të përcaktuar, metodologjie dhe kritereve të matshme i jep Byrosë një hapësirë shumë të gjerë vlerësimi, duke krijuar mundësi që raste të ngjashme të trajtohen ndryshe, varësisht nga interpretimi i ligjit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.