Ish-diplomati amerikan troç Kosovës: Forconi raportet me SHBA’në, mos u identifikoni vetëm me Serbinë
Ish-diplomati amerikan troç Kosovës: Forconi raportet me SHBA’në, mos u identifikoni vetëm me Serbinë 06.11.2026 | 03:17
Ish-ambasadori amerikan dhe ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried, tha se Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe të mos identifikohet vetëm përmes mosmarrëveshjeve me Serbinë, përcjell Gazeta Metro.
 
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL), Fried vlerësoi se zhvillimet e reja politike në Serbi dhe ndryshimet në Kongresin amerikan mund të krijojnë hapësirë për një diplomaci më kreative në rajon.
 
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk pret ndonjë nismë të madhe në një të ardhme të afërt. Sipas tij, mund të ketë bashkëpunim më të ngushtë mes SHBA-së dhe Evropës për ta orientuar Serbinë drejt integrimit evropian.
 
Duke folur për Kosovën, Fried ka thënë se ajo duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin, duke u mbështetur më shumë në parimet mbi të cilat është themeluar shteti.
 
“​​Kosova duhet të mbështetet edhe më shumë te parimet e saj themeluese: demokracia, sundimi i ligjit dhe flamuri i saj (i mrekullueshëm), që e përfaqëson Kosovën si shtet për të gjithë ata që jetojnë në të”, deklaroi Fried për REL-in./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.