KPK mbyll derën për rikthimin e prokurorëve serbë
KPK mbyll derën për rikthimin e prokurorëve serbë 20.07.2026 | 14:56
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të mos pranojë kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 punonjësve të stafit mbështetës nga komuniteti serb në Prokurorinë e Mitrovicës.
 
Në mbledhjen e mbajtur sot, shumica e anëtarëve të KPK-së votuan kundër rikthimit të tyre në sistemin prokurorial. Pas këtij vendimi, emrat e pesë prokurorëve iu përcollën ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për procedurat e lirimit nga detyra.
 
Në të njëjtën mbledhje, KPK-ja vendosi të shfuqizojë vendimin e mëparshëm për pezullimin e pagave të prokurorëve dhe stafit mbështetës serb që kishin dhënë dorëheqje.
 
Për refuzimin e kërkesave votuan anëtarët Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa, ndërsa kundër kësaj vendimmarrjeje u shprehën kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi.
 
Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët policorë serbë që u larguan nga institucionet në fund të vitit 2022 nuk do të kenë mundësi të rikthehen në detyrë.
Dorëheqjet e tyre erdhën pas shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e përdorimit të targave ilegale serbe.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.