Kallas: Normalizimi Kosovë–Serbi dhe rruga drejt BE-së duhet të ecin paralelisht
Kallas: Normalizimi Kosovë–Serbi dhe rruga drejt BE-së duhet të ecin paralelisht 23.09.2026 | 15:27
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara në Nju Jork me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
 
Pas takimeve, Kallas ka theksuar nevojën për avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
Sipas saj, përparimi në normalizimin e marrëdhënieve duhet të ecë paralelisht me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
 
Kallas ka vënë theks të veçantë edhe te zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit.
 
Ajo ka nënvizuar se zbatimi i këtyre marrëveshjeve nuk duhet të shihet si një favor ndaj Brukselit, por si një detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj rajonit, i cili, sipas saj, pret marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin krah për krah. Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese. Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale”, ka shkruar Kallas në X.
 
Kallas theksoi se BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetës i paanshëm. Por lehtësimi i dialogut nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Kosovë dhe Serbi.
 
Takimet e Kallasit me Kurtin dhe Vuçiqin janë zhvilluar në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku çështja e dialogut Kosovë–Serbi mbetet pjesë e agjendës së diplomacisë evropiane.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.