Kamberi dorëzon kërkesën për shkarkimin e Paunoviqit, mbështetet nga 53 deputetë
Kamberi dorëzon kërkesën për shkarkimin e Paunoviqit, mbështetet nga 53 deputetë 17.07.2026 | 03:02
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është dorëzuar kërkesa për shkarkimin e ministres serbe Snezhana Paunoviq.
 
Kamberi ka thënë se iniciativës iu janë përgjigjur edhe 47 deputetë të tjerë të cilët kanë nënshkruar këtë nismë ndërsa në total janë bërë 53 deputetë të opozitës që i kanë dorëzuar kryeminsitrit të Serbisë, Gjurco Macut kërkesën për shkarkimin e saj.
 
Paunoviq gjatë një emisioni ka deklaruar se po të ishte në vend të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
 
“Nëse Gjuro Macut refuzon të propozojë shkarkimin e saj, ai do të marrë përgjegjësinë për vazhdimin e mandatit të saj në këtë funksion dhe për normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë. Fatkeqësisht, iniciativën tonë nuk e kanë mbështetur partitë e pakicave nacionale, të cilat janë pjesë e qeverisë. Pra, shkarkimin e ministres Paunoviq nuk e kanë përkrahur as partia boshnjake e Zukorliqit, as partia boshnjake e Lajiqit dhe as partia hungareze e Pastorit!”, thuhet mes tjerash në postimin në Facebook të Kamberit.
 
Kuvendi i Serbisë në total përbëhet nga 250 deputetë. 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.