Kelmendi: Nga mediat u informova për shkarkimin tim, është vendim arbitrar – KPK s’ka pasur kuorum, do ta atakoj në gjykatë
Kelmendi: Nga mediat u informova për shkarkimin tim, është vendim arbitrar – KPK s’ka pasur kuorum, do ta atakoj në gjykatë 20.11.2025 | 14:41
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është shkarkuar nga kjo pozitë në mbledhjen e së enjtes me vendim të marrë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
 
Sipas përbërjes aktuale, kuorumi për vendimmarrje në KPK është gjashtë anëtarë, ndërsa në mbledhjen e së enjtes, edhe pse ishin fillimisht dhjetë anëtarë në takim, gjatë takimit pesë prej tyre e kanë lëshuar takimin si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit, ndërsa vendimi për shkarkimin e UD Kryeprokurorit e morën pesë anëtarët e mbetur.  Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, tha se për shkak të largimit të kundërligjshëm të anëtarëve të tjerë, takimi vazhdon.
 
UD Kryeprokurori Besim Kelmendi i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi” tha se nga mediat është informuar për vendimin për shkarkimin e tij.
“Për besë, u informova nga mediat për shkarkimin tim. Është vendim arbitrar, vendim i kundërligjshëm sepse dihet fare mirë që KPK s’ka pas kuorum. Posa ta pranoj një vendim të tillë, natyrisht se do ta atakoj në gjykatë”.
 
Në anën tjetër, KPK në këtë takim pa kuorum, po ashtu ka caktuar si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorin Agron Qalaj.
Ky i fundit, tha se nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur në KPK.
 
“Kush more… Sen nuk di çka ka vendos Këshilli”, tha Qalaj.
 
Në mbledhjen e së enjtës në KPK, kanë vazhduar akuzat e ndërsjella në mes të anëtarëve të KPK-së, ndërsa kërkesa e zëvendëskryetares së KPK-së, për shkarkimin e UD Kryeprokurorit Kelmendi, ka nxitur reagimin e pesë anëtarëve të KPK-së, të cilët e kanë lëshuar takimin përfshi Besim Kelmendin, Veton Shabanin, Arian Gashin, Visar Krasniqin dhe Dardan Vuniqi.
 
Ndërsa takimin pa kuorum e kanë vazhduar Kryesuesi Ardian Hajdaraj dhe anëtarët Jetish Maloku, Milot Krasniqi, Jehona Grantolli dhe Ariana Shajkovci.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.