Komandanti i FSK-së pret në takim përfaqësuesin e lartë të USEUCOM-it
Komandanti i FSK-së pret në takim përfaqësuesin e lartë të USEUCOM-it 19.05.2026 | 15:08
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), Gjeneral Brigade Chris A. McKinney.
 
Gjatë takimit, të dy gjeneralët diskutuan bashkëpunimin ekzistues ndërmjet FSK-së dhe USEUCOM-it, si dhe mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Ata vlerësuan marrëdhëniet e deritanishme dhe theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të tyre në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
 
Gjeneral Jashari e informoi Gjeneral McKinney mbi zhvillimet dhe arritjet e FSK-së, duke u fokusuar edhe në planet strategjike për të ardhmen, të cilat synojnë avancimin drejt realizimit të aspiratës për anëtarësim në NATO.
 
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për kontributin e FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku pritet që së shpejti të dislokohet kontingjenti i parë i trupave të FSK-së.
 
Në përmbyllje, Gjeneral McKinney falënderoi Gjeneral Jasharin për lidershipin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke ritheksuar përkushtimin e USEUCOM-it për të vazhduar mbështetjen ndaj FSK-së edhe në të ardhmen.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.