Kurti i sulet nëpër studio televizive, Prokuroria: Deklaratat janë të pavërteta, s’mbështeten në fakte
Kurti i sulet nëpër studio televizive, Prokuroria: Deklaratat janë të pavërteta, s’mbështeten në fakte 19.05.2026 | 03:11
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke hedhur poshtë sulme ndaj këtij institucioni dhe kryeprokurorit Blerim Isufaj, shkruan Gazeta Metro.
 
Përmes një reagimi publik, Prokuroria ka theksuar se nuk merret me komente politike, sidomos kur ato, sipas saj, nuk mbështeten në fakte konkrete apo procedura zyrtare.
 
Madje PSRK ka vlerësuar se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën dhe jo mbi deklarata politike.
 
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, rithekson përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të panashëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik. Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale.
 
Besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike”, theksohet në reagim,
 
Më tej, PSRK ka theksuar se ky institucion do të vazhdojë punën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
 
“PSRK, vlerëson se besueshmëria, integriteti institucional dhe profesional ndërtohen mbi punën, transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e ligjit, e jo mbi deklarata politike. Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftim.
 
Kurti dje ka akuzuar kryeprokurorin Blerim Isufaj se është fajtor për gjendjen në prokurori.
 
“Duhet një kryeprokuror i ri, jo Blerim Isufaj. Unë po them kush s’duhet të jetë. A e kuptoni në çfarë gjendje jemi për shkak të një personi. Sa i përket prokurorisë shumica e problemeve kanë emër të përveçëm e që është Blerim Isufaj. Duke qenë që unë nuk jam Luigji XIV atëherë Kuvendi duhet ta bëjë reformimin me proces të Vettingut dhe Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme. Luigji XIV e ka sjellë këtë kryeprokuror dhe po akuzohem unë”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. /gazetametro.net
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.