Kosova shënon përparim në renditjen ushtarake globale
Kosova shënon përparim në renditjen ushtarake globale 30.01.2026 | 15:47
Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, ku janë analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga mbarë bota.
 
Renditja bazohet në më shumë se 60 indikatorë, përfshirë numrin e personelit ushtarak, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, stabilitetin financiar si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet.
 
Të gjitha këto përllogariten në një indeks të quajtur PowerIndex, ku një vlerë më e ulët nënkupton fuqi më të madhe ushtarake.
 
Sipas metodologjisë së GFP-së formula e përdorur u mundëson edhe shteteve më të vogla, por teknologjikisht të avancuara, të konkurrojnë me ushtri më të mëdha, por më pak të zhvilluara.
 
Në renditjen për vitin 2026, Kosova është renditur në vendin e 138-të, me një PowerIndex prej 3.8041.
 
Krahasuar me vitin e kaluar, Kosova ka shënuar përmirësim për tri pozita, pasi në renditjen e vitit 2025 ishte e renditur e 141-ta, me një indeks fuqie ushtarake 4.9141. Ky progres reflekton zhvillimet graduale në strukturën dhe kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
 
Sipas Global Firepower, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë vendin e parë si fuqia më e madhe ushtarake në botë për vitin 2026.
 
Pas tyre renditen Rusia dhe Kina, ndërsa në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu India, Koreja e Jugut, Franca, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia dhe Italia.
 
Global Firepower thekson se kjo renditje nuk parashikon rezultatin e konflikteve reale, por shërben si indikator krahasues i kapaciteteve ushtarake dhe strategjike të shteteve në nivel global.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.