Kryeziu: Të propozohet një kabinet me 20 ministra, burokraci e keqpërdorim i pushtetit
Kryeziu: Të propozohet një kabinet me 20 ministra, burokraci e keqpërdorim i pushtetit 27.10.2025 | 15:41
Ismet Kryeziu nga KDI, ka kritikuar Albin Kurtin për propozimin e qeverisë me 20 ministri, duke shtuar se është burokraci e keqpërdorim i pushtetit.
 
Ai ka thënë se ishte ‘hajgare’, edhe propozimi i Dimal Bashës si ministër, teksa ai para pak kohë është zgjedhur kryeparlamentar.
 
“Në vitin 2025, të propozohet një kabinet qeveritar me 20 ministra për një vend të vogël si Kosova, me aq pak banorë sa kemi, nuk është reformë, është burokraci dhe keqpërdorim i pushtetit. E, hajgarja më e madhe është kur kryetari i Kuvendit, i zgjedhur vetëm para dhjetë dite, propozohet për ministër!?”.“Nëse kjo qasje e VV-së nuk tregon se edhe ky propozim i kabinetit është vazhdim i të njëjtës hajgare si me kryeparlamentarin, atëherë po tregon egon politike të pakufizuar, mungesën e respektit ndaj qytetarëve dhe joseriozitetin me të cilin ajo e trajton politikën dhe institucionet e shtetit. Ky është shembull klasik i keqpërdorimit të shumicës për pushtet, jo për shërbim publik e qeverisje më të mirë”, ka thënë Kryeziu.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.