Kurti me avazin e vjetër, ‘fajëson’ opozitën për Ligjin për të huajt: Veç po e zbatojmë ligjin e qysh para 13 vjetëve
Kurti me avazin e vjetër, ‘fajëson’ opozitën për Ligjin për të huajt: Veç po e zbatojmë ligjin e qysh para 13 vjetëve 19.03.2026 | 15:08
Gjatë përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri-Prishtinë, prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili u pyet nga gazetarët për Ligjin për të huajt, ‘fajin’ për të cilin ua hodhi prapë opozitës në pushtet asokohe, transmeton Gazeta Metro.
 
Kurti shpesh u përfol për ‘hedhjen e fajit’ apo përgjegjësisë te të tjerët, rëndom pushteti i mëparshëm, ku edhe këtë herë tha se qeveria thjesht po e zbaton ligjin në bashkëpunim me Bashkëpunimin Evropian.
 
“Veç po e zbatojmë ligjin e qysh para 13 vjetëve”, tha ai.
 
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pas takimit të emisarit të BE-së Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurti, të shtunën konfirmoi se u arrit pajtimi që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete të nisë zbatimin me disa masa shtesë “përmbajtjesore”.
 
Pas takimit që pati me emisarin e BE-së, Sorensen, kryeministri Kurti pati thënë se procesi i zbatimit të ligjeve për të huajt dhe për automjete do të bëhet në koordinim të ngushtë me Sorensenin dhe serbët lokalë.
 
Madje, të njëjtin që sot ia atribuon meritat partisë së atëhershme në pushtet, Kurti e cilëson ligj me “benefite”.
 
“Qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo të drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimi, por t’i gëzohet benefiteve nga i gjithë ky proces. I gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, por edhe në koordinim të vazhdueshëm me serbët lokalë”, u shpreh ai.
 
“Marrëveshje të fshehta” në anën tjetër i cilësoi analisti dhe komentatori politik Valon Syla ujdinë e kryeministrit Kurti për t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet.
 
Syla vë në pikëpyetje nëse këto negociata i ka kryer Zv.kryeministri i qeverisë së kaluar, Besnik Bislimi. Përderisa konsideron që ai aktual në këtë pozitë, Glauk Konjufca, sipas tij “s’ka lidhje se çka ka ndodhë”.
 
“Përpos kësaj shkelje te Republikës këtë do me thënë Albin Kurti e paska negociuar fshehtë për këto marrëveshje qe i njohin dokumentet e strukturave paralele te Nishit per Kosove.A ka qenë Besnik Bislimi msheftë ne këto negociata, apo qysh?… se ashiqare Glauk Konjufca po shihet se s’ka lidhje se çka ka ndodhë.”, u shpreh Syla./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.