Kushtetuesja e Kosovës anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone
Kushtetuesja e Kosovës anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone 08.05.2025 | 03:56
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota e Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone (Association des Cours Constitutionnelles Francophones – ACCF).
 
Pranimi i saj në ACCF është bërë pas shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim dhe votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kongresit të 10-të të Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone, mbajtur më 6 – 8 maj 2025, në Bukuresht të Rumanisë.
 
Asociacioni i Gjykatave Kushtetuese Frankofone është themeluar në vitin 1997, me qëllimin që të forcojë bashkëpunimin ndërmjet gjykatave kushtetuese, të promovojë të drejtat themelore të njeriut, si dhe të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit anembanë botës.ACCF aktualisht përbëhet nga 50 gjykata kushtetuese dhe institucione ekuivalente nga Afrika, Evropa, Amerika dhe Azia, ndërsa selia e saj është në Këshillin Kushtetues të Francës, ku edhe ndodhet Sekretariati i Përhershëm i këtij asociacioni.
 
Kushtetuesja e Kosovës tashmë është anëtare me të drejta të plota e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (CECC) dhe anëtare themeluese e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.