Kuvendi i Malit të Zi, institucionet e Kosovës i quan ‘të përkohshme’- ‘Kosova duhet të dërgoj notë proteste’
Kuvendi i Malit të Zi, institucionet e Kosovës i quan ‘të përkohshme’- ‘Kosova duhet të dërgoj notë proteste’ 12.09.2024 | 03:05
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka pritur në një takim ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku si temë diskutimi kanë pasur edhe Kosovën.
 
Në njoftimin zyrtar për këtë takim, të publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Republikës së Kosovës janë cilësuar si “institucione të përkohshme”.
 
Në lidhje me këtë komunikatë ka folur për “Gazeta Blic” Drejtori i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri”.Ymeri tha se për këtë komunikim zyrtar të Kuvendit të Malit të Zi, Kosova duhet të dërgojë notë proteste dhe të kërkoj që të mos përsëritet më një emërtim i tillë.
 
“Për këtë komunikim zyrtar të Kuvendit të Malit të Zi, dhe këtë gjuhës të papranueshme, Kosova duhet të dërgoj notë proteste dhe të kërkoj nga Institucionet e Malit të Zi që të mos përsëritet një emërtim i tillë i cili bie ndesh edhe me legjislacionin e vet Malit të Zi i cili e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran” tha Ymeri për “Gazeta Blic” .
 
Ai tutje tha se rruga e nisur më parë për më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit po merr goditje kohët e fundit.
 
“Zhvillimet politike në Mal të Zi dhe gjithandej nëpër rajon natyrisht që ngrejnë shqetësime. Një rrugë e nisur shumë kohë më parë për më shumë bashkëpunim e integrim mes vendeve të rajonit po merr goditje problematike kohëve të fundit. Në këtë drejtim mendoj që institucionet e Republikës së Kosovës duhet të angazhohen aktivisht që Kosova ta mirëmbajë dhe avancojë subjektivitetin e vet rajonal e ndërkombëtar e në asnjë mënyrë të mos bëjë hapa që e shtojnë izolimin” tha Ymeri në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
 
Drejtor i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”Ndërsa ish-diplomati, Avni Arifi, tha se fatkeqësisht populli malazez është duke luftuar për të mbrojtur sovranitetin pasi pjesa pro-serbe kanë marrë pushtetin atje.
 
Arifi tha se në Mal të Zi sikurse edhe në Maqedoni forcat e tilla kanë ardhë në pushtet me ndihmën e Shqiptarëve dhe kjo do të jetë një njollë në historinë tonë.“Populli malazez është duke luftuar për të mbrojtur sovranitetin e vet pasi që pjesa pro-serbe dhe serbet e Malit të Zi e kanë marrë pushtetin atje. Gjëra të tilla sigurisht se mund të presim edhe në të ardhmen. Fatkeqësishtë, në Mal të Zi sikurse edhe në Maqedoni forcat e tilla kanë ardhë në pushtet me ndihmën e Shqiptarëve dhe kjo do të jetë një njollë në historinë tonë. Në Mal të zi Dritan Abazoviq e në Maqedoni VLEN i kanë dhënë ndihmë jetike ‘forcave politike antishqiptare'” tha Arifi për “Gazeta Blic”.
 
Avni Arifi, Ish-diplomat!
 
Në komunikatë është përfolur biseda mes dyshes në takim, pa asnjë citat, dhe Kosovës i është referuar me terminologjinë që e përdor shteti serb, i cili nuk pranon të njohë mëvetësinë e Kosovës.“Ambasadori posaçërisht theksoi se qëllimi i vetëm që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti, është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.