Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, reagon KMDLNJ: Është trafikim me qenie njerëzore, të dënuarit janë kryesisht nga Afrika
Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, reagon KMDLNJ: Është trafikim me qenie njerëzore, të dënuarit janë kryesisht nga Afrika 14.04.2025 | 12:00
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj marrëveshjes së nënshkruar nga ministria e Drejtësisë për transferimin e 300 të burgosurve nga Danimarka, për në burgjet e Kosovës.
 
Përmes një njoftimi për media KMDLNJ thotë se kjo marrëveshje e nënshkruar është trafikim me qenie njerëzore.
 
Nga Këshilli po ashtu kanë thënë se asnjë nga 300 të burgosurit nuk janë danez, por janë të dënuar për krime të rënda në Danimarkë dhe kryesisht janë nga Afrika apo shtetet e tjera problematike të botës.
 
“Të dënuarit që do të transferohen në Kosovë kundër vullnetit të tyre janë të dënuar për krime të rënda në Danimarkë dhe kryesisht janë nga Afrika apo shtetet tjera problematike të botës. Danimarka, në pamundësi që t’i resocializojë dhe shkaku i politikave raciste ndaj të huajve , po ia shet Kosovës sipas parimit : ‘ çdo gjë 99 cent ..’. Kosova, si një shtet që ende nuk është liruar nga mendësia kolonialiste të vartësisë ndaj të huajve, këtë marrëveshje e plasoi në opinion si diçka jashtëzakonisht të mirë dhe përfituese, materialisht dhe politikisht. Opinioni u mashtrua nga një ministre mashtruese që i fshehu faktet e vërteta sikur që edhe deputetët të papërgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës e votuan këtë marrëveshje pa e lexuar fare”, kanë reaguar nga KMDLNJ.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.